Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Britaninë e Madhe.

A. Huba u përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritaret e katit të tretë kur policia mësyu në “shtëpinë e barit” ku po punonte ai.

Ngjarja ndodhi më 19 Mars të vitit të kaluar. Në të vërtetë 20-vjeçari ia doli t’i ikte policisë, por vetëm për pak kohë.

Policia gjeti në “shtëpinë e barit” një furçë dhëmbësh ku i morën ADN-në dhe vërtetuan përfshirjen e tij në aktivitetin kriminal.

Shqiptari u gjurmua dhe u vu në pranga në Shkurt të këtij viti. Sipas mediave në tre katet e ndërtesës ku ai rrinte, kujdesej për 519 rrënjë kanabisi.

Ato do të kishin prodhuar 45.5 kilogramë hashash sipas mediave dhe nëse do dilte në treg do kishte një vlerë mbi 500 mijë Paund.

Huba pranoi se po punonte thjesht si “kopshtar”, pasi donte të lante një borxh prej 6 mijë Paundësh që e kishte kur kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Por pavarësisht justifikimeve, shqiptari u dënua me 15 muaj burg./E.S

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV