Nga tatimi i dakordësuar te falja e kamatëvonesave, si do të funksionojë ‘Paqja Fiskale’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Brahimaj, gjatë një takimi me bizneset në Elbasan, prezantoi mënyrën se si do të funksionojë iniciativa “Paqja Fiskale”. Ajo theksoi se kjo nismë bazohet në tre shtylla kryesore.

Sipas Brahimajt, një nga elementët kryesorë është vendosja e një tatimi fiks mbi fitimin në masën 15% për një periudhë 3-vjeçare, me mundësinë e rishikimit të marrëveshjes çdo vit. Kjo masë do t’i ofrohet çdo biznesi që është subjekt i tatimit mbi fitimin.

“Paqja është një marrëdhënie e re që ne si admnistratë duam të vendosim me biznesin dhe tatim paguesit, ku biznesit do t’i jepet mundësia të rregullojë marrëdhënien me shtetin në të kaluarën dhe të ecë drejt të ardhmes me një siguri dhe parashikueshmërie. Paqja fiskale ka 3 komponentë.

1. Tatimi i dakordësuar mbi fitimin.
2. Rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit)
3. Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave

I pari, është një marrëveshje që do t’i propozohet çdo tatimpaguesi i cili është subjekt i tatimin mbi fitimin, që do të zgjasë për 3 vjet, me të drejtë rishikimi çdo vit, ku në bazë të një historiku tre vjeçar të fitimit neto të kompanisë, dhe do t’i propozohet biznesit një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Të gjitha binzeset që do vendosuin të hyjnë në këtë marrëveshje, përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. Si do të llogaritet ky fitim që do t’i propozohet çdo biznesi. Supozojmë një biznes me fitim neto 100 mijë euro në 2020, në 2023 110 mijë euro dhe në 2024 120 mijë euro. Mesatrarja e tre viteve e fitimit neto është 110 mijë euro. Rritja ekonomike do të jetë rritje në varësi te parashikimit që ministria e Financave do të ketë për rritjen e atij viti. Për çdo biznes do të ketë koeificent që lidhet me cilësinë e binzesit, nëse është i madh apo vogël. Formula për të llogaritur fitimin është mesatarja e tre viteve që i shtohet një vlerë, e shumëzuar me rritjen ekonomike dhe koeificentin rregullues.
E dyta, për të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc t’u japim të drejtën që të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, dukerishikuar zërat e ndryshme të bilancit dhe paguar tatim prej 5% për çdo diferencë që do të rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe.
E treta, kemi marrë masë me qëllim lehtësimin e detyrimeve të akumuluara për shkak të problematikave të ekonomisë. Për këtë kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5 vjet-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit.”, shpjegoi ajo./E.S

Të fundit

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë...

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në...

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy, e cila drejtohet nga persona...

Lajme të tjera

Web TV