Real Madrid shpërfill Federatën: pa konferencë, pa stërvitje, pa darkë zyrtare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tension para klasikes Barcelona – Real Madrid (nesër, 22:00). Klubi madrilen ka vendosur pak para orës 19:00 që të bëjë një shpërfillje totale ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit.

Presidenti Florentino Perez ka urdhëruar drejtuesit që të anulojnë eventet e planifikuara për finalen e Kupës së Mbretit. Ancelotti dhe Modric duhej të dilnin para mediave në një konferencë për shyp, kurse skuadra duhej të stërvitej në La Cartuja. Asnjë nga këto nuk ndodhi.

Jo vetëm kaq, por klubi vendosi që askush të mos merrte pjesë në darkën zyrtare për finalen e shumëpritur me Barcelonën. Askush nga klubi i bardhë nuk do të marrë pjesë.

Real Madrid ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë nga eventet zyrtare të Federatës, duke argumentuar se ata kanë dyshime mbi arbitrat që gjykojnë kundër Real Madridit, të përcaktuar nga Federata – sipas pretendimeve – me plane kundër “Los Blancos”. Gjyqtari i caktuar për këtë sfidë, Ricardo De Burgos Bengoetxea, ka qarë në një dalje për shtyp pas presionit që ai thotë se ka pësuar nga madrilenët.

Në media është raportuar se nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid të refuzojë të luajë nesër kundër katalanasve. m.p.

Të fundit

Plazh pa mushkonja, para sezonit turistik nis dezinskektimi në Shëngjin

Procesi i dizinsektimit në zona turistike të Lezhës ka nisur dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është...

Xhelal Mziu “lë pa punë” Meri Shehun!/ Parashikon fitoren madhështore në Dibër

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, bën një parashikim për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark, teksa është optimist...

Pija më virale e momentit, gjithçka që duhet të dini për Matcha

Gjatë disa viteve të fundit, Matcha është bërë një fenomen në internet, duke tërhequr shijet e milenialëve dhe Gen-Z. Edhe pse Matcha është aktualisht...

Prilli muaj “makth” për Interin, vetëm dy fitore në shtatë ndeshje për zikaltërit

Prilli duhej të ishte muaji i së vërtetës, i sprintit, i shkëputjes vendimtare në garën për gjithçka. Në vend të kësaj, fundi i një...

“Macja e Titanikut” parashikoi fundosjen, mori kotelet dhe zbritën para katastrofës

Shumica e njerëzve e dinë historinë tragjike të Titanikut, por pak kanë dëgjuar për Jenny, macen që jetonte në bord dhe ishte ndoshta e...

Lajme të tjera

Web TV