Rama porosi vajzave shkodrane mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij gjatë takimit.

Ai përsëriti porosinë për vajzat e reja që nëse kishin ndonjë simpatizant demokratë, ishte rasti më ideal për ta vënë në provë nëse është me BE-në apo me bufin e kënetës.

Teksa bëri batuta politike dhe shkaktoi të qeshura, kreu i socialistëve kujtoi se jo që ta kthenin simpatizantin e tyre në socialist, ta linin demokrat, por prova e 11 majit ishte që të votohej për Shqipërinë, BE-në dhe jo për kënetën.

“Me një porosi për gocat këtu që cilëndo prej tyre që kanë ndonjë simpatizantë demokrat, ndodh, ju ka ardh në dorë, rasti ideal për ta vu në provë simpatizantin, se sa mend ka.

Jo për ta bërë socialist, absolutisht jo, demokratët le të rrinë demokratë, por me Shqipërinë, me BE-në në Europë, apo me bufin e kënetës në gropë?! Nëqoftëse ai thotë unë jam me bufin e kënetës, është koha për ta përcjellë dhe për të parë majtas (bën me dorë shenjën e përcjelljes). Faleminderit!”, tha Rama. m.p.

Të fundit

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Lajme të tjera

Web TV