Gjesti me Lamborghini pas BBV, menaxherja e VIP-ave: Bie ndesh me çfarë shfaqi në shtëpi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë se sa mund ta menaxhojnë famën dhe popullaritetin ish-banorët e BBV4…

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Pas fitores në BBV, Gjesti bëri një status shumë të thjeshtë dhe të shkurtër në Instagram ku falënderonte fansat e tij. Nga ana tjetër ai postoi foto në një makinë Lamborghini dhe me një orë të shtrenjtë në dorë. Çfarë tregon kjo për një djalë që gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, është dukur shumë i thjeshtë?

Si do e menaxhojë famën Gjesti pas BBV? Menaxherja e artistëve: Një showman i vërtetë, por po nxitohet…
Rea: Po të marrim statusin që ka postuar direkt pas BBV, është i varfër, sidomos nga mënyra e gjuhës që është shkruar. Por mendoj që herë pas here, menaxherët e artistëve, se me sa di unë Gjesti e ka një menaxher personal, përdorin këtë taktikën që të duket sikur statusi është shkruar vetë nga artisti, për t’i bërë njerëzit të ndihen sa më afër, të besueshëm, që shkruajnë me një gjuhë shumë të thjeshtë, ose siç Gjesti flet zakonisht, dhe shkruajnë statuse shumë të thjeshta që t’i bëjnë njerëzit dhe fansat e Gjestit që të mendojnë se ‘Gjesti na e vari, u mor me ne edhe pas BBV’. Mendoj që ky status edhe mund të jetë i shkruar nga Gjesti, por mund të jetë dhe një taktikë e menaxherit të tij, që ka shkruar për Gjestin si Gjesti.

Ronaldo: A duhet të kishte një reagim më të mirë te ky status?

Rea: Unë për veten time, do të kisha sugjeruar një status pak më të kuruar dhe pak më profesional, por ky është më brand me Gjestin dhe me atë se çfarë Gjesti shfaqi. Pas daljes nga BBV, me fotot që përmende me Lamborghini dhe ora, këtu bie në ndesh shumë me ato çfarë është shfaqur në BBV dhe se çfarë po bën direkt pas daljes. Në showbizin botëror këto gjëra ndodhin çdo ditë.

Lexo edhe :  "Po kaloj një periudhë të vështirë", Françeska Murati drejt divorcit me bashkëshortin

Ronaldo: Por në shoqërinë tonë, ku shumica është e varfër, të dashuron kur ti je i varfër…

Rea: Këtu ke shumë të drejtë, njerëzit pëlqejnë njerëzit që janë si vetja e tyre. Mendoj që kjo ishte një lojë edhe për gjëra të tjera që nuk do të doja t’i diskutoja. Ishte një tip ‘beef’ mediatik me Jozin./E.S

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV