Sfidë kyçe për mbijetesën e Tiranës, Bledi Shkëmbi: Do të japim shpirtin në fushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi dha mendimin e tij para sfidës së fundit të kampionatit ndaj Dinamos.

“Vijmë pas një humbje, ana psikologjike nuk është ajo më e mira edhe pse jemi mundur që të flasim gjatë gjithë javës. Vijmë nga një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim, por për fat të keq e humbëm dhe jemi para një fakti që kemi një finale dhe shpresoj shumë që të bëjmë më të mirën dhe të marrim 3 pikët. Nuk vijmë në më të mirën e mundshme, vijmë nga disa mungesa, vuajmë dëmtime dhe shpresoj që nesër të rikuperojmë sa më shumë që të jetë e mundur.

Unë mendoj që janë të gjitha, kemi presion dhe mendojmë që çfarë duhet të bëjmë për ta fituar këtë ndeshje dhe për tu qetësuar sado pak, e thash që nuk ka më kohë, asnjë mundësi rikuperimi, e thash që duhet të bëjmë maksimumin tonë dhe shpresoj të kemi fatin me vete nesër. Kundërshtari ka folur në fushë çdo javë, e vlerësojmë maksimalisht, po kalon një moment të mirë, Dinamo është një skuadër që ne para një muaji kemi bërë një humbje 4-1 dhe mendoj që nuk e meritonim se në një pjesë të madhe, kemi bërë një ndeshje goxha të mirë, por nuk duhet të shikojmë kundërshtarin por veten. Kemi bërë ndeshje të mira, por i kemi humbur vetë, për fajin tonë dhe shpresoj që nesër të mos bëjmë gabime dhe të kemi edhe fat.

Nuk më pëlqen të jemi në reparte të ndara, do të doja që Tirana nesër të përsërisë ato 60-70 minuta që ka luajtur me Teutën dhe mendoj që nëse luajmë në atë mënyrë dhe do të kemi ato raste për të shënuar, patjetër do të shënojmë, të kemi fatin për të shënuar dhe jo si me Teutën”, deklaroi ai. Kujtojmë se Tiranës i duhen 3 pikët, për të shpresuar te mbijetesa./ D.C

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV