“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, duke zbuluar prapaskenat e diskutimit që kanë zhvilluar gjatë takimit.

Alizoti tha se takimi me Berishën ishte ndër më cilësorët që ka zhvilluar, duke theksuar se në takimin e tyre me demokratët nuk kishte vend për vulgaritet apo politikë sipërfaqësore. “E urrej vulgaritetin dhe mendoj se shkatërrimi i popujve nis kur vulgariteti kthehet në institucion. Idiotizimi i shoqërisë është shkatërrimi i saj,” u shpreh ai.

Sipas Alizotit, diskutimi me Berishën ishte i përqendruar mbi tema konkrete si bujqësia dhe teknologjia bujqësore.

“Berisha është një njohës shumë i mirë, dhe nuk është rastësi që ka kaq vite në politikë. Ne diskutuam për mënyrat se si duhet të zhvillohet bujqësia në Shqipëri, duke ndarë të njëjtat mendime për një qasje të djathtë,” tha Alizoti./e.t

Të fundit

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim...

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të fushatës elektorale për...

“Profetike”/ Shitet për 400,000 dollarë letra e të mbijetuarit të Titanikut

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë përpara se anija të fundosej është shitur për një rekord prej 400,000 dollarë...

Lajme të tjera

Web TV