Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Dash Shehi thirrje administratës amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi nga koalicioni Djathtas për Zhvillim i bën thirrje administratës amerikane për ndalimin e  lobimeve në vendet e varfëra dhe të vogla sikurse Shqipëria, pasi sipas tij i “rropën popujt e vet”.

Shehi thekson gjithashtu që nëse këto para PD do t’i hidhte për fushatë, do ta ngrinte atë me 6%.

“Paskan harxhuar paret kor po t’i kishin hedh te fushata e PD do e ngrinin 6%. Unë do t’i bëja thirrje administratës amerikane dhe presidentit, nëse na dëgjojnë në cepin e botës; Ta ndalojnë këtë punë  e lobingjeve për vendet e vogla dhe të varfëra, se i rropën popujt e vet se nuk është vetëm PD që lobon, është e PS dhe ca parti të vogla. Kemi 20 vjet që lobohet merren paret haptas e mbylltas, ca me kontrata e ca pa kontrata. Nuk mund ta blejnë imazhin e Amerikës se është shëmtuar për Amerikën vet. Ata zotërinjtë që e kanë në dorë këtë punë, të bëjnë një ligj që për vendet vogla dhe ato që kanë GDP siç e kemi ne; nën 7 mijë dollarë për frymë të ndalohet lobingu për çështje politike. Unë uroj që të mos jetë i vërtetë si lajm, se do ishte e turpshme nga ana morale. Nga ana pragmatike ti kishin hedh në fushatë”.

Për Redi Muçin nga Lëvizja Bashkë, lobimi prej 6 milionë eurosh në SHBA nuk dëshmon patriotizmin e shqiptarëve sikurse pretendon Partia Demokratike, por kapjen e saj.

“Të dy partitë e vjetra e kanë të lidhur ekzistencën e tyre nga oligarkia ekonomike. Të thuash 6 milionë dollarë nga patriotët shqiptarë është qesharake, shuma më e madhe që mund të japë një patriot është 10 mijë diollarë. Nuk dëshmon patriotizmin e shqiptarëve, por dëshmon kapjen e PD për të bërë një gjë kaq kot. Qesharake. Në vend të që japin zgjidhje për problemet e shqiptarëve”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin.

Lexo edhe :  Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Të njëtin mendim ndan edhe Endri Hasa nga Koalicioni Euroatlantik, i cili e quan absurd këtë lobim, i cili sipas tij nuk ka të bëjë me hallet e shqiptarëve, por me hallet personale të non-gratave. Ai u bën thirrje shqiptarëve që t’i largojnë me votë.

“Askush nuk e vret mendjen për hallet e shqiptarëve. Të gjithë kërkojnë votën për hallet që kanë me drejtësinë dhe SPAK-un. Me duket absurde që të paguhen 6 mln dollarë për të lobuar. Nuk e di për çfarë? Për ca halle personale që kanë non gratat. Shqiptarët të hedhin në kosh këta dhe fundin t’ua japin shqiptarët me votë”./e.t

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV