Koçi: 5 miliardë lekë për lavanderinë që pastron njollat e turpit të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së Sali Berisha për përpjekje të hapura për të ‘larë’ imazhin e tij në raport me SHBA.

Sipas Koçit, mbi 500 milionë lekë të reja janë vënë në dispozicion vetëm për ‘hallin personal të Berishës.

“Pastrimi i njollave të rrobave nuk është falas, por ky pastrimi i fytyrës politike paska çmim të kripur në cilësi madhështore. Jane paratë e Gërdecit, të pallateve të ish klubi Partizani, të tokave të Porto Romanos, apo të ndonjë afere tjetër ku e kanë ngaterruar ish-kryeministrin Princi dhe Princesha e tij?” shkruan Koçi me ironi ndaj lobimeve të Berishës”, – shkruan Koçi.

Nga ana tjetër Koçi shkruan se ku mund të gjendet një shumë kaq e madhe se kush është duke pastruar ‘njollat e turpit të Berishës’. Sipas Koçit ky është modeli i blerjes së nderit me 5 miliardë lekë.

“Ku mund të gjenden 5 miliardë lekë për të paguar lavanderinë që pastron njollat e turpit që ka lënë korrupsioni në lëkurën e fytyrës politike të Sali Berishës?” Ecja politike e Berishës qenka një marshim nga një korrupsion në tjetrin. Ky është modeli i blerjes së nderit. Le të mos e kesh atë. Jo kushdo mund ta blejë këtë mall. Berisha po. Ai mund ta blejë nderin me 5 miliardë lekë. Dhe yjet rrinë e vështrojnë.”-shkruan Koçi më tej. m.p.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV