Last Updated on 22/10/2026 by Monika
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me situatën aktuale në vend dhe protestat që po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se 10 ditësh.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Klosi tha se protesta e ditëve të fundit është një format e protestës që është zhvilluar prje 4 muajsh para Kryeministrisë.
Ndërkohë lidhur me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ai tha se kjo është një nga kërkesat që nuk negociohet. Po ashtu shtoi se qeveria mbetet e hapur për dialog.
“Shqipëria sot është në një moment pozitiv sa i përket një nga arritjeve më të mëdahaja, raporetet me Bashkimin Europian. Deri nga vjeshta e vitit tjetër Shqipëria do tja dalë të mbyllë negociatat. Protesta që filloi para 4 muajsh ka marrë forma të ndryshme, ndërsa për tre ditë mori një formë të dhunshme që shpresoj do të përfundojë.
Të gjithë duhet të jemi dakord që pjesa e dhunës dhe e gurit duhet të ndërpritet. Ajo që i ofrojmë në këtyre njerzëv është dialogu. Protesta e 2018 është ajo që u kthye në një pakt me universitetet. Kur lista e kërsave ësht ëvetëm dorëheqja e Edi Ramës, nuk është një kërkesë që mund të negociohet. Në rast se do të keni një listë më kërkesa që do tja paraqisni Edi Ramës jeni të mirëpritur. Ajo që ofron qeveria është Bashkimi Europian”, u shpreh Klosi./mxh
