Kontrata e lobimit e PD, më e shtrenjta! Zbulohen klientët e “Continental Strategy”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori kontratash të lidhura 3 muajt e fundit.

Kompania lobuese në SHBA “Continental Strategy LLC” e cila lidhi një kontratë shërbimesh me PD për 24 muaj me vlerë totale 6 milion dollarë drejtohet nga Carlos Trujillo.

Në tetor 2017 ai u zgjodh nga presidenti Trump si ambasador i organizatave shtetërore amerikane, sikurse ai e ka ndihmuar Trump, në fushatën zgjedhore të Nëntorit për votën e shtetasve me origjinë latine.

Miqësia e tij me Trump e bëjnë lobistin më të kërkuar të momentit për shumë individë, parti politike dhe qeveri të ndryshme në botë. Pa harruar faktin se në kompaninë se në “Continental Strategy LLC” punon ajo që njihet si biondia Katie Wiles vajza e Susie Wiles e cila në Shtëpinë e Bardhë punon si shefe e stafit të presidentit Trump.

Ndërkohë sipas CBS News, Susie Wiles menaxhere e fushatës elektorale të Trump në 2024 punoi ngushtësisht me Chirs LaCivita për të bindur ata që ishin më pak të interesuar ta çonin votën tek Trump. Nuk është vetëm PD dhe Sali Berisha të cilët përmes pagesës 250.000 dollarë në muaj, synon afrimin me administratën së re Trump.

Nga një kërkim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në faqen FARA ku janë regjistruar dhe publikojnë kontratat kompanitë lobuese amerikane rezulton se në periudhën Shkurt Prill 2025 kompania “Continental Strategy LLC” ka lidhur 5 kontrata ku në vend të parë me shumën 250.000 dollarë në muaj renditet PD e Shqipërisë.

Republika e Haitit ka lidhur një kontratë 12 muroje me një pagesë prej 35.000 dollarë në muaj për të rritur profilin e këtij shteti në SHBA, rritur investimet amerikane në këtë vend përfshi ndihmën për qeverinë haitiane në sektorin financiar.

Lexo edhe :  Pse 'bosët' në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Republika Domenikane përmes lobimit 1 vjeçar duke paguar 20.000 dollarë në muaj kërkon të fuqizojë marrëdhëniet qeveritare me SHBA përfshi shtimin e kontakteve ndërqeveritare. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Guajanës duke paguar 50.000 dollarë në muaj për 6 muaj, kërkon nga “Continental Strategy LLC” shtimin e kontakteve me ligjvënësit amerikan.

Shërbimet e “Continental Strategy LLC” i ka kërkuar edhe kompania Gjeorgjiane “Reformatics” për të shtuar lidhjet me zyrtarë të administratës Trump dhe agjenci apo departamente të tjera përfshi kongresin amerikan.

Po të analizojmë të pesë kontratat me të fundit të “Continental Strategy LLC” ajo e lidhur me Partinë Demokratike, është me një kohëzgjatjen më të madhe prej dy vitesh përfshi shumën më të madhe 250.000 mijë dollarë në muaj me një total prej 6 milion dollarë.

5 KONTRATAT E FUNDIT TË “CONTINENTAL STRATEGY LLC”

1.Partia Demokratike – 250.00 USD në muaj, kohëzgjatja 24 muaj.
2.Reformatics Gjeorgji-100.000 USD në muaj, kohëzgjatja 6 muaj.
3.Ministria e Punëve të Jashtme Guajana- 50.000 USD në muaj kohëzgjatja 6 muaj.
4.Republika e Haitit-35.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.
5.Republika Domenikane 20.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj. m.p.

Të fundit

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Refleksion/ Mes pasionit dhe realitetit për ta shqepur Serbinë

Nga Leonard Veizi Kur një shqiptar merr rrugën për të parë ndeshjen e Kombëtares, ai nuk po blen thjesht një biletë. Ai po blen një...

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si një destinacion mjaft interesant për...

NOTAT/ Manaj dhe Broja ‘ngelin’ në klasë, Hysaj më i miri për tanët!

Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, "SofaScore" ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri...

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me armë gjatë një tubimi elektoral...

Lajme të tjera

Web TV