Takimi i Ramës në Kukës: “Brenda 5 vitesh, pensioni minimal 200 euro”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Kukës këtë të mërkurë. Ai u shpreh se prodhimi i brendshëm bruto në vitin 2030 synohet të shkojë në 35 miliardë euro.

“E kemi parë të arsyeshme të ndajmë me njerëzit dhe publikun, disa fakte, shifra të dhëna që janë pasqyrë e formimit të këtyre viteve por që ndryshe nuk ke ku I shikon dhe I gjen në pasqyrat tona mediatike. Është një problem I madh për ne për shoqërinë tonë, shumë çka që ka të bëjë më zhvillimin nuk gjen pasqyrim në ato kanale, portale për të cilat njerëzit informohen. Nuk është çudi kur siç e keni parë të gjitha sondazhet na japin fitues me një avantazh të madh.

Shumica e shqiptarëve besojnë te ne, në drejtimin e duhur dhe që e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Çfarë ndodh? Ata nëpër studio e kanë të vështirë ta pranojnë dhe fajësojnë popullin, duke thënë është popull i sëmurë, i çmendur, i blerë i shitur i trembur por nuk ndalen të marrin frymë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe imazh te i cili besojnë po vetë. Shqipëria pa diskutim që ka probleme, tema të rëndësishme ekonomike, sociale për të adresuar por është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet.

PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100%. Të mos jetë më pak se 200 euro pensioni minimal brenda kësaj dekade, ndërsa pensioni mestar në 400 euro”. m.p.

Të fundit

Fituesi i heshtur i 11 majit quhet Sali Berisha

B. KAJSIU - Zgjedhjet e 11 majit dhanë një rezultat të qartë në planin institucional: Edi Rama dhe Partia...

Leverkusen i mbyll derën Liverpool për Wirtz, “aspirinat” refuzojnë ofertën stratosferike

Bayer Leverkuseni raportohet se ka refuzuar një ofertë të çmendur të Liverpoolit prej 130 milionë eurosh për transferimin e Florian Wirtz.  Kampionët e Premier League...

Mungojnë 130 mijë fletë votimi? KQZ i kthen përgjigjen finale PD-së

Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit. Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja Elda Menga, PD thotë...

“Rama fiton sepse përballë ka Berishën. Saliu nuk e merr kurrë pushtetin”

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar situatën politike në vend. I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, ai tha se prania e Sali...

“Do jap 99% të pasurisë për Afrikën!” Bill Gates fal 200 miliardë dollarë

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20...

Lajme të tjera

Web TV