Teksti i papublikuar i Papa Françeskut, këshilla për të rinjtë: Dashurohuni si në tango!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tekst i papublikuar i Papa Françeskut të ndjerë, me të cilin ai dëshironte t’u drejtohej çifteve të reja dhe t’u jepte këshilla mbi përgatitjen e duhur para martesës, publikohet sot në versionin online të gazetës La Repubblica.

“Në atdheun tim, në Argjentinë, ekziston një vallëzim që e dua shumë dhe që, kur isha i ri, e kërceja shpesh: tangoja. Tangoja është një lojë e mrekullueshme dhe e lirë midis burrit dhe gruas, plot tërheqje dhe magji erotike,” kishte shkruar Papa në tekstin e tij, duke shtuar më tej:

“Kërcimtari dhe kërcimtarja flirtojnë, jetojnë afërsinë dhe distancën, sensualitetin, vëmendjen, respektin për rregullat dhe dinjitetin. Gëzohen me dashurinë dhe arrijnë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jepesh plotësisht. Ndoshta, falë një kujtimi të largët të këtij vallëzimi, e quajta nxitjen time apostolike për martesën ‘Amoris Laetitia: Gëzimi i Dashurisë’”.

Duke iu referuar gjithmonë misterit të martesës, papa i parë latino-amerikan, në këtë tekst – që përbën hyrjen e librit Youcat, Dashuri përgjithmonë – pak para vdekjes së tij kishte shkruar:

“Disa mendojnë se (martesa) është thjesht një ceremoni e bukur. Më pas, pas disa vitesh, ndahen. Besimi prishet. Plagët mbeten të hapura. Shpesh mbeten pas fëmijë, të cilëve u mungon babai ose nëna. Sipas mendimit tim, martesa është si të kërcesh tango. Duhet të dish ta kërcesh. Aq më tepër kur bëhet fjalë për martesën dhe familjen. Para misterit të martesës, nevojitet një përgatitje e duhur – si ajo e katekumeneve – sepse e gjithë jeta kalon përmes dashurisë, dhe me dashurinë nuk luhet”.

Këshilla e fundit e Papës Françesku për çiftet e reja është “të besojnë se janë të aftë ta bëjnë ndjenjën e tyre të zgjasë për gjithë jetën”, sepse “në një dashuri të re, një hap pas tjetrit, vallëzimi që të çon drejt shpresës – me sy plot habi – nuk duhet të ndalet kurrë”./E.S

Të fundit

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje strategjike për mineralet e rralla

Ukraina dhe SHBA-të nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të promovuar me forcë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump ,...

Tensioni në maksimum, India mbyll hapësirën ajrore për avionët nga Pakistani

India ka njoftuar mbylljen e hapësirës së saj ajrore për të gjithë avionët që lidhen me Pakistanin, përfshirë edhe fluturimet komerciale. Vendimi, i cili hyn...

Finlanda miraton ligjin për kufizimin e përdorimit të celularëve në shkolla

Parlamenti finlandez ka miratuar një ligj të ri që synon të kufizojë ndjeshëm përdorimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera mobile gjatë ditës shkollore,...

1 Maji i heshtur i shqiptarëve të zhurmshëm

Nga Leonard Veizi Në 1 maj ka zhurmë e potere. Jo..., jo për të drejta, as për ndonjë marshim sindikal me pankarta të shkruara me...

Procesi/ Votat e diasporës në rrezik, pas PS-së edhe PD ngre alarmin për parregullsi

Votimi nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 po shoqërohet me probleme serioze që, sipas Partisë Demokratike dhe vetë qytetarëve që jetojnë jashtë...

Lajme të tjera

Web TV