Fletarrestimet për Dodikun, INTERPOL nuk e ndryshon vendimin për moslëshimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e saj për ta rishikuar vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për dy zytarë të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

Në mars, INTERPOL-i hodhi poshtë kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.

Të mërkurën, Gjykata e Bosnjës tha se organizata ndërkombëtare e policisë kriminale nuk ka pranuar ta ndryshojë këtë vendim.

“Për shkak të natyrës së komunikimit me NCB INTERPOL, përkatësisht konfidencialitetit të informacionit, Gjykata nuk është në gjendje të japë hollësi të mëtejshme”, tha gjykata.

Dodik dhe Stevandiq, si dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq – i cili nuk përmendet në kërkesën për fletarrestime ndërkombëtare – akuzohen se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

Prandaj, Gjykata e Bosnjës lëshoi në mars fletarrestime kombëtare ndaj tyre, pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës për marrje në pyetje.

Fletarrestimi kombëtar nënkupton se secila prej 16 agjencive policore në të gjitha nivelet e qeverisjes në Bosnje duhet t’i arrestojë ata, gjë që nuk ka ndodhur deri më sot.

Ata vazhdojnë t’i kryejnë rregullisht detyrat e tyre në entitetin serb të Bosnjës. Prokuroria e Bosnjës fillimisht kërkoi lëshimin fletarrestimeve ndërkombëtare, duke thënë se Dodik dhe Stevandiq “shfrytëzuan pozitat e tyre të larta në republikën Sërpska, duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar të përcaktuara me ligj, kaluan kufirin shtetëror dhe u larguan nga Bosnja”.

Të dy zyrtarët kanë udhëtuar jashtë vendit disa herë prej se janë lëshuar fletarrestime kombëtare ndaj tyre.

Lexo edhe :  Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Prej se Dodiku u dënua me një vit burg dhe ia ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet në mars, autoritetet në Republikën Sërpska miratuan një sërë ligjesh që ndalonin punën e organeve gjyqësore dhe hetimore shtetërore në territorin e entitetit serb. m.p.

Të fundit

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Lajme të tjera

Web TV