Last Updated on 01/05/2025 by adminfjala
Muaji maj nuk do të jetë tipik pranveror. Sinoptikania Lajda Porja shprehet në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se temperaturat e këtij muaji do t’u përngjajnë më shumë atyre të qershorit. Sigurisht ka ardhur momenti që t’i heqim xhupat, por xhaketat e lehta mbeten domosdoshmëri në mëngjes dhe mbrëmje.
Masat e ngrohta afrikane të cilat janë tipike për muajt e verës, janë shfaqur në maj dhe kjo ndikon në rritjen e menjëhershme të temperaturave. Porja tha se do të ketë edhe vranësira e reshje të pakta e të izoluara.
/e.t