Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan ka deklaruar se negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë arritur në një fazë kritike, por ende mbeten çështje të rëndësishme të pazgjidhura.
Sipas tij, të dyja palët po i vazhdojnë bisedimet me qëllime serioze dhe me sinqeritet, ndërsa ekziston vullneti për të vijuar procesin diplomatik. Fidan theksoi se jo vetëm palët e përfshira, por e gjithë bota është lehtësuar nga armëpushimi aktual.
Ai shtoi se vazhdimi i këtij armëpushimi është i rëndësishëm për stabilitetin ndërkombëtar.
Duke folur më tej, Fidan vlerësoi se një armëpushim dyjavor është një zhvillim pozitiv, por theksoi se çështjet në tryezë janë shumë të gjera dhe nuk mund të zgjidhen brenda një periudhe kaq të shkurtër.
Ai u shpreh optimist për një zgjatje të mundshme të armëpushimit, duke shtuar se disa çështje ende kërkojnë sqarime dhe se ekzistojnë ende mospajtime për disa pika kyçe, megjithëse negociatat janë drejt përfundimit./mxh
