Kush ua fiku dritat miliona qytetarëve të BE-së?!/ Flet eksperti: Ja ku dyshoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndërprerje e pazakontë e energjisë elektrike goditi të hënën pjesë të mëdha të Spanjës, Portugalisë, zonave të jugut të Francës dhe Andorrës, duke lënë për orë të tëra miliona njerëz pa energji. Teksa autoritetet hetuan shkaqet, eksperti i krimit kibernetik dhe sigurisë digjitale, Efrén Varón, ofroi një teori që ka ngritur shqetësim.

“Nuk më duket si sulm kibernetik klasik. Ka më shumë gjasa të jetë sabotim – qoftë nga grupe antisistemi, ambientalistë radikalë, apo edhe ndonjë formë terrorizmi teknik”, u shpreh Varón për gazetën La Región.

Sipas tij, një sulm kibernetik në kaq shumë shtete njëkohësisht është shumë kompleks dhe i vështirë për t’u realizuar pa u zbuluar paraprakisht. Ai theksoi mungesën e çdo informacioni paraprak apo paralajmërimi, çka e bën edhe më të dyshimtë situatën.

“Për të fikur një pjesë kaq të madhe të Evropës, duhen njohuri shumë të thella për infrastrukturën energjetike. Ky nuk është një ‘çelës’ që dikush e shtyp dhe e fik gjithë rrjetin”, shtoi eksperti, duke përmendur rolin që mund të luajë Qendra Kombëtare e Infrastruktures Kritike (CNTIC) në hetim.

Ndërprerja nuk preku Kanariet, Balearët, Ceutën dhe Melillën, duke ngritur pyetje të tjera mbi natyrën selektive të incidentit.

Hetimet zyrtare vijojnë, por teoria e sabotimit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje./E.T

Të fundit

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Çfarë është impianti bërthamor në Fordow, vetëm një bombë amerikane mund ta shkatërrojë

Goditja e Izraelit në vendin kryesor të pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz të premten shkatërroi pjesën mbitokësore të impiantit dhe besohet se...

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti nga Pakistani, për “ndërhyrjen e tij vendimtare diplomatike” në...

A do rritet çmimi i naftës tek ne?

Nga Fatos Çoçoli Të enjten, më 12 qershor, një ditë përpara nisjes së sulmeve ajrore dhe me raketa të Izraelit mbi Iran, nafta bruto Brent...

Lajme të tjera

Web TV