Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton plane të reja për të rifilluar operacionet ushtarake kundër Iranit. Media të shumta amerikane raportojnë këtë të enjte se presidenti amerikan do të informohet për këtë çështje nga kreu i Komandës Qendrore Ushtarake, Admirali Brad Cooper.
Siç theksohet nga mediat, informimi tregon se Trump po shqyrton seriozisht mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha, një provë për të thyer bllokimin në negociata ose për të arritur një goditje përfundimtare kundër Teheranit, para se të përfundojë lufta.
Një plan tjetër që pritet t’i paraqitet Trumpit përqendrohet në kapjen e një pjese të Ngushticës së Hormuzit me qëllim rihapjen e saj. Në fakt, një operacion i tillë mund të përfshijë edhe forca tokësore.
Ndërsa opsioni i fundit, që është diskutuar në të kaluarën dhe mund të rishfaqet, është një operacion nga forcat speciale amerikane, që synon rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit./mxh
