“Dua të fitoj dhe argëtoj njerëzit!/ Lamine Jamal i sigurt për fitoren në “San Siro”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Barcelonës, Lamin Jamal, është prej kohësh në qendër të vëmendjes, qysh kur debutoi me fanellën blaugrana pa mbushur mirë 16 vjeç.jamalE vazhdoi “namin” e tij verën e vitit 2024 me Spanjën kur arriti të fitonte titullin kampion Europe, sapo kishte mbushur 17 vjeç. Por ai e ka çuar në një stad tjetër diskutimin rreth tij, pas paraqitjes së bërë në ndeshjen e vajtjes gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve kundër Interit. Një paraqitje prej një lojtari që vjen nga një botë tjetër dhe që i ka mahnitur të gjithë. Ish-lojtari i Barcelonës, Tierri Henri, tashmë në rolin e opinionistit, ka ndarë një sekret gjatë një bisede me Lamin Jamal.

“Kam biseduar me Lamin dhe ma ka bërë të qartë se cila është dëshira, qëllimi i tij. Ai dëshiron që të argëtojë publikun, të argëtojë tifozët”, theksoi Henri.

Ndërkaq, vetë Lamin Jamal ka folur pas barazimit 3-3 ndaj Interit ku ai ishte protagonist me një gol dhe dy shtylla të goditura, pa folur për një sërë veprimesh të mrekullueshme. Duke folur për ndeshjen, Jamal, me një ton serioz, deklaroi se i mbeti pishman që në fund Barça nuk arriti të fitonte, por shprehu bindjen e tij se katalanasit do të kualifikohen për në finale në takimin e kthimit në Milano. Lojtari i ri shpjegoi gjithashtu se gjatë nxehjes vuri re diçka të çuditshme kur gjuajti, dhe për këtë arsye u largua duke u kapur fort në zonën e aduktorit. Por mjekët i dhanë dritën jeshile për të luajtur.

NDESHJA – “Mendonim se mund ta fitonim ndeshjen, por gjithsesi, le të përqendrohemi te ndeshja e dytë dhe fitorja atje”.

DËMTIMI GJATË NXEHJES – “Vura re diçka të çuditshme me një gjuajtje. U futa brenda për t’u ngrohur pak më shumë dhe pastaj isha në gjendje të luaja mirë. Natyrisht, pasi mora dhe miratimin nga stafi mjekësor i ekipit”.

Lexo edhe :  Egnatia “mbijeton” në Slloveni ndaj Olimpias, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

ZEMËRIMI – “Në fakt, më shumë se i zemëruar jam pak i dëshpëruar. Gjithmonë mendoj për fitoren, është gjëja më e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse isha pak i mërzitur. Tashmë po mendoj për ndeshjen e kthimit”.

NDESHJA NË ITALI – “Do të japim gjithçka në Milano. Jemi një hap larg finales. Ishim superiorë, por nuk funksionoi. Do të fitojmë atje”./e.t

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV