Kanë tre vite bashkë, ja pse Brad Pitt nuk i ka propozuar ende Ines de Ramonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar tashmë tre vite që nga fillimi i lidhjes së Brad Pitt me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon, por ende nuk ka asnjë lajm për një martesë të mundshme dhe shtypi rozë po pret me padurim çdo shenjë nga një prej beqarëve më të kërkuar të botës së showbiz-it.

Pas ndarjes së bujshme dhe të vështirë nga aktorja Angelina Jolie, ylli i filmave “Seven”, “Fight Club” dhe “Inglourious Basterds” ka zgjedhur të mbajë një profil më privat dhe një marrëdhënie të qëndrueshme me Ines, e cila duket se i ka dhuruar atij atë që ka më shumë nevojë për momentin: qetësinë.

Shumë media kanë raportuar se Ines de Ramon ka arritur ta ndihmojë shumë Brad, falë një marrëdhënieje private, ku të dy po e shijojnë lidhjen pa ndjesinë e presionit apo nevojën për të vendosur kufizime apo angazhime që mund ta tensionojnë lidhjen. Nuk është sekret që marrëdhënia e kaluar me Jolie ka lënë gjurmë të thella tek Pitt, dhe është e kuptueshme që ai nuk dëshiron të mendojë për martesë për momentin. Por pyetja që shtrohet është: edhe për sa kohë?

Një burim pranë çiftit, i cili ka folur për revistën In Touch, ka treguar:

Kur vjen fjala për martesën, Brad ose e ndërron temën, ose bën shaka me të kaluarën e tij të pasuksesshme. Është e qartë që divorci nga Angelina e ka lënduar shumë dhe ai ndjen turp për t’u martuar sërish.

I njëjti burim shton gjithashtu se durimi dhe mirëkuptimi i Ines, e cila ka qenë e martuar më parë me aktorin Paul Wesley, nuk janë të pakufizuar.

Ines është ende e re dhe, ndonëse ka kaluar një divorc, nuk është zhgënjyer nga martesa; ajo dëshiron të bëhet zonja Pitt, por nëse ai vazhdon ta shtyjë, është e vështirë të besohet që ajo nuk do të lodhet e të largohet. Ines nuk do të qëndrojë përgjithmonë në një marrëdhënie pa një angazhim të qartë.

Lexo edhe :  Ana Lika zbulon sëmundjen neurologjike që e preku gjatë shtatzënisë

Ndërkohë, janë pikërisht miqtë më të afërt të Brad Pitt që e nxisin atë të bëjë hapin e madh dhe t’i propozojë martesë Ines-it.

“Miqtë e tij, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, i thonë që të mos e zvarrisë më. Ata e adhurojnë Ines dhe mendojnë se Brad po sillet si budalla që po e bën atë të presë,” përfundon burimi./E.S

Të fundit

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s, mbledh sot Këshillin për Sigurinë Kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë për të martën nisjen e tij drejt samitit të NATO-s në Amsterdam, i...

I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë, temperaturat arrijnë në 40 gradë këtë fundjavë

Në emisionin“ABC e Mëngjesit” Rezarta Xhakollari, meteorologe, ka bërë parashikimin e motit, për javën e fundit të muajit qershor. Gjatë intervistës, meteorologia, nënvizoi se ditët...

Liqenet vullkanike të malit Nemrut tërheqin entuziastët e natyrës me peizazhe mahnitëse

Liqenet vullkanike në malin Nemrut, në Tatvan të provincës lindore Bitlis të Turqisë, vazhdojnë të magjepsin kampistët, dashamirësit e natyrës dhe fotografët me liqenet...

Bombarduesit B-2 kthehen në SHBA pasi sulmeve në Iran

Pas sulmeve të para amerikane në Iran, bombarduesit amerikanë B-2 pa kthehen në SHBA. BBC shkruan se B-2 fluturuan përsëri në bazën ajrore, Whiteman...

Bombat bërthamore në duar totalitare janë një rrezik i jashtëzakonshëm

Nga Edmond Panariti Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit për të asgjësuar kapacitetet e tij për prodhim të armëve bërthamore shënon një zhvillim dhe...

Lajme të tjera

Web TV