“Berisha babai im shpirtëror”, thirrja e Dash Sulës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio e “Off the Record”, që të dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha për mua ka qenë babai shpirtëror i imi. Dhe nuk kam turp ta them mo vlla. E kam deklaruar në këtë studio, se nëse Berisha e mund Edi Ramën unë do ti ulem në gjunjë, do t’i puth këmbët. Pikë! Ama nuk i fitoi zgjedhjet sepse i premtoi demokratëve, dhe mua, dhe gjithë të tjerëve se do ta rrëzojmë, zhbëjmë Edi Ramën. Zotëri jep dorëheqjen të vij burri tjetër, kush ka këllqe ta mbaj këtë post. Edhe ai tjetri ta kuptojë vetë. Dhe jo si ai tjetri që s’mbushi asnjëherë pantallonat. Ai që thotë ‘o Rameee’, që s’i bën as 700 vota”, deklaroi Sula.

Në vijim, Sula, i cili mbeti jashtë listave të PD, u tregua i ashpër me lidershipin e kësaj force politike, duke thënë se kanë humbur kontaktin me elektoratin. Sipas tij PD duhet të shkëputen nga kjo mendësi, të cilën e quajti komuniste.

Këta janë shkëputur nga realiteti, janë njerëz që nuk e dinë. Këta flenë gjumë dhe dalin në mëngjes e mendojnë se do kenë jetë politike të pavdekshme. Dhe duhet ta kuptosh që kur s’të do i joti, s’të do demokrati, s’të do familja jote, lagjja jote. Mos prittë të dojë komshiu, lagjja, fshati apo qyteti. S’kam asgjë personale dhe do t’ia them dhe doktorit. ‘Doktor, sa kohë nuk do ndryshojë mentaliteti komunist brenda forcës tonë politike, që të vlerësohet ai që ka meritokraci, ai që votohet në mënyrë të drejtë nga anëtarësia, kjo punë nuk do të zgjidhet, Nuk e kam për veten time, e kam për parimin. Parimin se anëtari zgjedh, jo kryetari. Si mund ta zhbësh parimin ti, që kryetari vendos kur anëtari zgjedh. Dhe erdhi dita kur kryetari tha s’më pëlqen fytyra e shëmtuar e Dash Sulës, por dua një fytyrë të bukur si Albana Vokshi”, deklaroi Sula./E.T

Të fundit

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV