Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident që ndodhi në vitin 2023, i cilësuar si “sulm i paprovokuar” në një klub nate.

36-vjeçari përballet me një akuzë për dëmtim të rëndë trupor, pas një sulmi të supozuar ndaj producentit muzikor Abraham Diaw, me një shishe tekille, në një klub nate në Londër në vitin 2023.

Brown u arrestua javën e kaluar në një hotel në Manchester, pasi u rikthye në Britani për herë të parë që nga incidenti i dy viteve më parë.

Gjykata e Lartë e Southwark vendosi ta lirojë me kusht, duke i hapur rrugë nisjes së turneut të tij botëror muajin e ardhshëm.

Turneu “Breezy Bowl XX” pritet të nisë më 8 qershor në Holandë.

Brown nuk ishte i pranishëm në gjykatë dhe ende nuk është kërkuar që ai të deklarohet fajtor apo i pafajshëm për akuzën.

Ai duhet të paraqitet sërish në gjykatë më 20 qershor.

Ndërkohë, producenti Abraham Diaw ka ngritur një padi civile kundër Brown, duke kërkuar 16 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmet e pretenduara nga incidenti.

Nëse shpallet fajtor, Brown përballet me një dënim maksimal prej 16-vitesh burg.

Ky incident është një tjetër në një seri problemesh ligjore për këngëtarin, i cili më parë është përballur me akuza për dhunë dhe sjellje të pahijshme./E.Ç

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV