Pas fitores në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ka vendosur t’i largohet për pak kohë ritmit të ngarkuar dhe të kalojë disa ditë pushimi jashtë vendit.
Këtë herë, në krah të saj është parë edhe babai, Toni Bollati, i cili gjatë gjithë eksperiencës së Selinit në reality show mungoi fizikisht dhe u bë shpesh temë diskutimi në rrjet.
Mungesa e tij në studio dhe komunikimet e kufizuara gjatë spektaklit krijuan shumë aludime mes ndjekësve. Situata mori edhe më shumë vëmendje në finalen e madhe, ku ai u shfaq vetëm nëpërmjet hologramit, duke shtuar kuriozitetin e publikut./mxh
