Last Updated on 23/05/2025 by adminfjala
Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në shtëpi për fëmijët e saj.
Në një episod të podcastit “Khloé in Wonder Land”, Kourtney, 46 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve – Mason (15), Penelope (12), Reign (10) me ish-partnerin Scott Disick dhe Rocky (18 muajsh) me bashkëshortin Travis Barker – tha se nuk beson më në modelin tradicional të klasave shkollore.
“Më pëlqen të sfidoj rrjedhën. Jetesa autentike për mua do të thotë të mos ndjekësh verbërisht normat,” u shpreh ajo. “Mendoj: ‘Pse fëmijët duhet të shkojnë në shkollë? A ka ende kuptim kjo?’”
E mbështetur nga Khloé, e cila u shpreh se ishte “totalisht pro” shkollimit në shtëpi, Kourtney tha se është e hapur ndaj çdo opsioni, veçanërisht kur sheh shembuj të njerëzve të suksesshëm që nuk kanë ndjekur arsimin tradicional.
Themeluesja e “Poosh” zbuloi gjithashtu se ndjek një qasje më natyrale në kujdesin shëndetësor të fëmijëve. “Kur kanë temperaturë, nuk u jap menjëherë ilaçe. Përpiqem t’i ndihmoj me kujdes,” tha ajo, duke theksuar se kjo qasje është e zakonshme në vende të tjera, por konsiderohet ndryshe në SHBA.
Sa i përket jetës familjare me Travis Barker dhe fëmijët e tij nga martesa e mëparshme, Kourtney tha: “E dua rolin tim si njerkë. Nuk ndjej presionin e disiplinës, por përpiqem të jem një shembull i mirë.”
Ajo pranoi se bashkimi i dy familjeve ka sfidat e veta: “Ka ditë të vështira, por edhe në ato momente ka më shumë dashuri.”/E.Ç