Jo më bashkim familjar në Gjermani? Gati projektligji, preken emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm gjerman, Dobrindt planifikon të pezullojë ribashkimin familjar për disa refugjatë për dy vjet. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) planifikon t’ia paraqesë kabinetit të mërkurën projektligj për të kufizuar ribashkimin familjar për disa kategori refugjatësh. Ministria e Brendshme i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve dpa (Deutsche Presse-Agentur) një informacion për këtë çështje të botuar nga gazeta Bild am Sonntag. Siç është rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit qeveritar mes CDU/CSU dhe SPD, refugjatët me status të kufizuar nuk do të lejohen për dy vjet të sjellin në Gjermani pjesëtarët e familjes së tyre. Përjashtohen rastet jashtëzakonisht të rënda.

Aktualisht, në kuadër të ribashkimit familjar, çdo muaj janë lejuar të vijnë në Gjermani 1000 pjesëtarë të familjeve të refugjatëve, edhe kur këta refugjatë nuk kanë pasur qëndrim të përhershëm në Gjermani, por një status mbrojtjeje plotësues (subsidiar). Kjo mbrojtje zbatohet kur një person nuk pranohet si refugjat, por përballet me rrezik serioz në vendin e tij të origjinës. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.

“Deri tani, në Gjermani janë pranuar 1000 vetë në muaj. Tani kjo merr fund”, i tha Dobrindti gazetës Bild. “Ne duhet t’i zvogëlojmë ndjeshëm faktorët tërheqës drejt Gjermanisë. Në këtë mënyrë, ne demonstrojmë gjithashtu se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.”

Ribashkimi familjar i mundur që nga viti 2018

Ribashkimi familjar për refugjatët pa status azili ishte pezulluar midis marsit 2016 dhe korrikut 2018 nga koalicioni midis konservatorëve (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve (SPD). Arsyeja e dhënë në atë kohë ishte shmangia e mbingarkesës në pritje dhe në integrim. Që nga gushti 2018, një numër prej 1000 personash në muaj janë lejuar të hyjnë në Gjermani si pjesëtarë të familjeve të personave me këtë status mbrojtjeje.

Lexo edhe :  Përqendrimi i shërbimeve në QSUT u rrit më tej më 2024, rajonalet dalin jashtë loje

Protestë nga organizatat joqeveritare

Marrëveshja e koalicionit e vitit 2021 midis SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së në fakt përcaktonte që ribashkimi familjar do të ishte i mundur përsëri pa kufizime për njerëzit në këtë grup. Megjithatë, ky plan nuk u zbatua kurrë. Më shumë se 30 organizata joqeveritare i kanë bërë thirrje qeverisë federale të braktisë planet për të kufizuar ribashkimin familjar për refugjatët dhe në vend të kësaj ta zgjerojë atë./E.T

Të fundit

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të...

Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat e shpallura nga presidenti Donald Trump, duke i cilësuar ato si tejkalim të kompetencave të tij. Gjykata e...

Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin...

Duma i përgjigjet Metës: Emisioni ishte në balancë totale, jam gati të të intervistoj

Reagimit të Metës pas emisionit ku u diskutua për dosjen e tij dhe akuzat nga drejtësia, i është përgjigjur moderatorja e emisionit, Grida Duma,...

Intervista e rrallë e Brad Pitt, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina Jolie

Në një nga intervistat e rralla rreth jetës së tij personale, Brad Pitt foli për revistën GQ, në lidhje me filmin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV