Justin Bieber ka dëshmuar edhe një herë se mbetet një nga emrat më të fuqishëm të skenës pop, pas rikthimit të tij si headliner në festivalin Coachella 2026.
Pas dy fundjavave radhazi në Kaliforni, ndikimi i performancës së tij u reflektua menjëherë në Spotify, ku dëgjimet e katalogut të tij u rritën me më shumë se 210% në rang global.
Rritja më e madhe u vu re në SHBA, ku fansat u kthyen masivisht te hitet e tij, jo vetëm ato të interpretuara në skenë, por edhe këngë më të vjetra që nuk ishin pjesë e setlist-it.
Interesi për fillimet e karrierës së Bieber ishte veçanërisht i lartë: “Favorite Girl” dhe “That Should Be Me” shënuan rritje mbi 1000%, ndërsa “Beauty and a Beat” u rrit me 795% dhe “One Less Lonely Girl” me 720%.
Suksesi u përkthye edhe në lista, me 19 këngë të tij që u rikthyen në chart-et globale të Spotify që prej 10 prillit. Madje, për një ditë të vetme, Bieber arriti të bëhej artisti më i dëgjuar në botë, duke grumbulluar mbi 77 milionë stream-e.
Performanca 90-minutëshe në Coachella ishte një kombinim i materialit të ri nga albumi “Swag” dhe hiteve që e kanë bërë të famshëm, ndërsa në skenë iu bashkuan edhe emra si Tems, Wizkid dhe The Kid LAROI.
Në rrjetet sociale bëri xhiron edhe prania e Hailey Bieber, e cila u pa në zonën VIP duke e mbështetur gjatë gjithë performancës.
Me këtë paraqitje, Justin Bieber vulos një nga rikthimet më të forta të viteve të fundit, duke treguar se ndikimi i tij në industrinë muzikore vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm./mxh
