Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë abstinence, jo nga droga apo alkooli, por… nga mungesa e telefonit.Sipas “Corriere della Sera”, i riu u paraqit në urgjencën e spitalit San Luigi në Orbassano në një gjendje të rëndë shqetësimi psikofizik. Prindërit, të lodhur nga përdorimi i tepërt i celularit, ia kishin marrë përkohësisht, gjë që shkaktoi te ai një reagim të dhunshëm, të ngjashëm me krizën që kalojnë të varurit nga substancat narkotike.

“Kur mbërriti në urgjencë, kishte të njëjtat simptoma si një person në krizë abstinence nga substancat,” – shpjegon profesor Gianluca Rosso, psikiatër në Universitetin e Torinos. “Përdorimi i smartphone-it stimulon sistemin dopaminergjik në tru në mënyrë të vazhdueshme, njësoj si droga apo alkooli, dhe truri krijon varësi ndaj këtij stimulimi.”

Adoleshenti u trajtua me qetësues të fortë intravenoz dhe më pas, pasi kaloi kriza, u dërgua në shtëpi. Mjekët theksojnë se trajtimi i varësisë nga teknologjia si problem më vete është ende në duart e shërbimeve të specializuara për varësitë (SerD) dhe nuk përfshihet ende drejtpërdrejt në trajtimin psikiatrik emergjent.

Ky rast ngre alarmin për ndikimin e fortë psikologjik që mund të ketë përdorimi i tepruar i pajisjeve inteligjente te të rinjtë./kb

Të fundit

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

Lajme të tjera

Web TV