Last Updated on 21/04/2026 by Anisa
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një takimi të organizuar nga qeveria shqiptare me operatorë të biznesit mbi sigurinë ushqimore, vlerësoi progresin e vendit në këtë sektor, por theksoi se procesi i integrimit kërkon përmbushjen e 6 kushteve për mbylljen e Kapitullit 12.
Sipas Gonzatos, avancimi në fushën e sigurisë ushqimore dhe përafrimi me tregun e Bashkimit Evropian kërkon investime të qëndrueshme, angazhim institucional dhe lidership të fortë.
Ai nënvizoi se siguria ushqimore nuk është thjesht një kërkesë teknike, por një e mirë publike thelbësore që lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e qytetarëve dhe funksionimin e drejtë të tregut.
“Siguria ushqimore nuk është kërkesë teknike, është një e mirë publike themelore dhe të gjithë qytetarët u takon. Siguria ushqimore mbron qytetarët dhe garanton që bizneset t garojnë në myrë të drejtë dhe për tu vendosur në tregun e Be. Është një nga fushat me komplekse dhe transformuese të reformës, Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet më me qëllim apo miratim të legjislacionit, por me anë të sistemeve që funksionojnë. Bazohet te laboratorëve e akredituar dhe te fakti që duhet të ketë subjekte ushqimore që përmbushin standardet e BE. Kategorizimi i duhur i operatorëve të biznesit ushqimor dhe përmirësim i subjekteve përkatëse në përputhje me BE. Është një moment përcaktues për sektorin pasi një sistem kategorizimi q funksion mirë, i bën të mundur autoriteteve të dallojnë ato që përmbushin standardet, ato që mund të arrijnë pajtueshmërinë dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore.Për shkak të rëndësisë së sektorit të qumështit dhe gjetjeve të auditit mbi cilësinë e ulët të qumështit të papërpunuar, përmirësimi i cilësisë është parakusht për të pasur akses në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE hap derën në një nga tregjet më të mëdha në botë, forcon reputacionin dhe rrit mundësinë në eksporte. Kërkon praktika të rrepta të higjienës, investime në aparatura e gjurmueshmëri të lartë.
BE jemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë dhe për këtë i kemi dhënë Shqipërinë 12.5 mln euro me anë të projektit BE për sigurinë ushqimore. Integrimin në BE e shohim si përpjekje të përbashkët. Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm, por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë. 6 kushtet përmbyllës për kapitullin 12 për sigurinë ushqimore janë të qarta dhe përmbushja e tyre do të kërkoje angazhim të vazhdueshëm politik, lidership të fortë dhe institucional”, tha Gonzato.
Gonzato theksoi gjithashtu se përmbushja e këtyre kushteve është thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë dhe për hapjen e plotë të tregut drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë fazë si vendimtare për sektorin e sigurisë ushqimore në vend.
