Last Updated on 05/06/2025 by adminfjala
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnjë pasi akuzohet se ka përdhunuar një 24-vjeçare. bMarius Çela banues në fshatin Barbullinjë u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, kurse vetë e dëmtuara ka denoncuar në Komisariat abuzimin seksual.
“Shërbimet ndaluan shtetasin M. Ç., 36 vjeç, banues në Barbullinjë, Lushnjë, pasi nga hetimet dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 24 vjeçe, para disa muajsh”, bëri me dije policia vendore.
Aktualisht hetimet mbeten aktive, pasi do mblidhen dëshmitë dhe provat, që do çojnë në zbardhjen e plotë të saj nga ana e Prokurorisë vendore. m.p.