Last Updated on 06/06/2025 by adminfjala
Radonshiqi e ftuar në një studio televizive u shpreh se pensioni i 13-të është një moment pozitiv dhe vjen në kuadër të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë të BE në bazë të grupkapitujve.
Ekspertja për ekonominë Romina Radonshiqi foli më tepër për pensionin e 13-të si dhe për një sërë lehtësish tarifore të parashikuara për pensionistët. Sipas saj, bonuset kanë ndikuar pozitivisht në financat e pensionistëve.
“Flitet deri në 2030, por pensionistët deri tani janë në varfëri dhe nuk e dijnë se kur do të bëjnë një jetë si pensionistët europian. Ky moment është pozitiv dhe vjen si pasojë e hapjes së kapitullit të 19, pra përshtatja e legjislacionit tonë me atë të BE dhe ndaj mendoj që është në këtë moment. Erdhi sepse është një prej kritereve të BE dhe duhet mbështetja e grupeve në nevojë ku bëjnë pjesë të moshuarit.
Është rritja e moshës së daljes në pension dhe mund të jetë për reformën e pensioneve dhe është një ndër elementët që qeveria duhet t’i ketë në fokus. Bonuset kanë ndikuar pozitivisht tek financat e pensionistëve.”/e.t