Last Updated on 02/05/2026 by Anisa
Avokati Spartak Ngjela, i ftuarnë “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo rrëfeu jetën e tij personale
Ngjela tha se për herë të parë është dashuruar në moshën 19-vjeçare dhe më pas nuk ka arritur të dojë një grua tjetër.
“Të jemi të qartë, në moshën 19-vjeçare jam dashuruar për herë të parë! Ato të tjerat janë shpërthime erotike, dashuri është ajo që të mban në mendim. Domethënë, kur të dashuron dikush, gjithë ditën rri me mendimin tek ai. Vetëm burri e ka këtë, gruaja s’e ka”, tha ai.
Ai u pyet nëse i ka mbetur peng që nuk ka një fëmijë, pyetje të cilës ai iu përgjigj duke thënë se fakti që doli nga burgu në moshën 40-vjeçare e frikësonte dhe mendonte se nga dita në ditë ekzistonte rreziku që të humbte jetën dhe nuk dëshironte që fëmijët e tij të mbeteshin jetimë.
“Herë pas here kam një konflikt të brendshëm, por kam edhe një ‘avokat’ brenda vetes. Pse? Sepse isha 40 vjeç kur dola nga burgu. Nuk ka grua që nuk dëshiron të martohet dhe të bëjë fëmijë. Si mund ta bëja unë një fëmijë, kur do të isha të paktën 42 vjeç? Nga kjo moshë e lart ekziston rreziku që mund të vdesësh në çdo moment. A duhej të lija një fëmijë jetim? E mendova si shkrimtar dhe si humanist”, u shpreh Ngjela.
Ngjela foli edhe për marrëdhënien që ka patur me familjen e tij.
Për motrën Ngjela tha se raporti i tyre herë-herë kishte konkurrencë, por përgjithësisht shkonin shumë mirë. Ndërkohë për mamanë e tij ai tha se ishte e ftohtë dhe se herë pas here e paralajmëronte se ishte shumë individualist për kohën.
Avokati zbuloi gjithashtu se gjatë kohës që kishte qenë në burg, dhomën e kishte ndarë më babanë e tij.
Pjesë nga biseda:
Spartak Ngjela: Raporti me motrën herë-herë ka qenë me konkurrencë, herë-herë ka qenë shumë i mirë. Po një gjë ka qenë që ajo ishte superiore nga unë, në shkollë. Ishte shumë sistematike. Ashtu ishte deri në fund kur mbaroi inxhinieri kimike. Në nivel të lartë gjithmonë.”
Bieta Sulo: Prandaj ishte dhe shpirti i konkurrencës?
Spartak Ngjela: Jo, nuk ishte te shkolla. Në jetën e përditshme nuk është shkolla, është intelekti. Jo intelekti në kuptimin e matematikës apo të filozofisë, po intelekti te komunikimi nëpërmjet fjalëve. Që unë e kam patur të mirë që në vogëli.
Kam qenë individualist. Më thoshte shumë nëna ime: “Spartak ki mendjen se je shumë individualist”. Por ai regjim nuk e pranonte individualizmin, e kishte tmerr, duhet të ishe kolektiv. Edhe ajo meqë ishim në filozofinë e tyre më thoshte tërhiqu.
Bieta Sulo: Po ku e vërente nëna këtë, pra në shtëpi në sjellje të vogla?
Spartak Ngjela: Po, ‘Sono io’, jam unë kudo. Nuk e di nga e kisha atë koshiencë, nga më kishte ardhur. Zakonisht kur kam pyetur këtë më thanë, nuk është e fituar, është e transmetuar brez pas brezi. Por nëna nga kjo e kam marrë shumicën sepse rridhte nga një familje e lartë. Gjyshi i saj ka qenë ndër kryeministrat më të fuqishëm të perandorisë osmane, Mustafa Pashe Gjiriti. Dhe kjo e ruante atë. Ne habiteshim se pinim atje në bllok dhe kur vinte im atë te Enver Hoxha, se vinin këta ngaqë ishin njëri ministër dhe ajo zv.ministre. Kur dilte vetëm im atë se përfillte njeri, kur dilte me këtë e përcillnin deri te porta. Edhe ne habiteshim, deri kur morëm vesh historinë. Sepse Enver Hoxha e respektonte shumë hierarkinë e Perandorisë Osmane.
Bieta Sulo: Si i keni patur marrëdhëniet me prindërit. Ju përkëdhelnin?
Spartak Ngjela: Nuk na përkëdhelnin aspak. Mamaja rrinte ftohtë dhe unë kam qenë në një dhomë burgu me tim atë. Ai ishte ministër dhe unë avokat dhe na bashkuan. Ky e kërkoi dhe na bashkuan. E respektonin në burg shumë këtë. Babai e kishte si impresion fyes po të mos më shikonte duke lexuar. Mbetesh injorant thoshte dhe më detyronte. Pastaj neve na shpëtoi televizioni italian dhe na ndihmoi shumë.
