Miqësia mbaroi! Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Elon Musk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se vjen si rezultat i përplasjes gjithnjë e më të thellë me themeluesin e kompanisë, Elon Musk.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, makina e kuqe elektrike, që Trump së fundmi e bleu në një përpjekje për të ndihmuar promovimin e kompanisë së Musk, ka qëndruar e parkuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë pa u përdorur.

Në një deklaratë për CNN, Trump u shpreh: “As nuk po mendoj për Elon. Ai ka një problem. I gjori ka një problem.” Ndërsa për ABC News, ai e përshkroi Musk-un si “njeriu që ka humbur mendjen.”

Trump, i cili ka qenë mjaft aktiv në platformën e tij Truth Social, nuk ka bërë ende asnjë postim të drejtpërdrejtë për Musk, megjithëse komentet e tij për mediat flasin qartë për një ndarje të prerë mes dy figurave të njohura amerikane.

Nuk dihet ende nëse makina do të dalë në ankand apo do t’i shitet një koleksionisti privat, por shitja e saj pritet të tërheqë vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të vlerës së saj materiale, por edhe për simbolikën politike që përfaqëson. m.p.

Të fundit

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Lajme të tjera

Web TV