Last Updated on 06/06/2025 by adminfjala
Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë përmbytur si pasojë e kanalit vaditës, i cili ka dalë nga shtrati.
Uji pasi kaloi shtratin, përmbyti banesat e Petrit Prengës dhe Ëngjëllush Mehmetaj.
Fatmirësisht uji nuk ka hyrë në banesa, por rreth banesës dhe ka mbytur një depo që përdorej për sende personale. m.p.