Last Updated on 09/06/2025 by adminfjala
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar me trupat shqiptare që veprojnë atje në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për Aleancën Ushtarake më të madhe të globit.
“Vizita në Bazën Ushtarake NATO, Ādaži Letoni, ku ndodhen trupa nga Forcat tona të Armatosura. Shumë krenar të dëgjoj nga drejtuesit e bazës vlerësimet më të larta për ushtarakët shqiptarë.
Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të Aleancës për përshtatjen e Aleancës me realitetin e ri të sigurisë, duke përfshirë miratimin e planeve të detajuara për fuqizimin e mbrojtjes, si dhe zotimin e ri të investimeve në këtë fushë”, shkruan ministri Taulant Balla.
Major Klodian Tanushi ra në krye të detyrës si pasojë e një shpërthimi në bazën Adazi në Letoni, ku është i dislokuar grup-batalioni i NATO-s dhe kontingjenti shqiptar për asgjësimin e municioneve që ai drejtonte. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Edhe nëntetare Zarife Hasanaj do të prehet përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, aty ku u përcoll me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore. Nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e Kompanisë së Asgjësimt të Municioneve, ra në krye të detyrës.
Tanushi dhe Hasanaj u shpallën “Dëhsmorë të Athedhut” dhe u përcollën me ndërtimet më të larta. m.p.