Interi nxjerr në shitje yllin e skuadrës, e vlerëson 40 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gazzetta dello Sport” raporton se Inter është i gatshëm të shesë Hakan Calhanoglu, me kushtin vetëm që klubi i ardhshëm i mesfushorit turk duhet të paguajë 40 milionë euro në arkën e zikaltërve.

Calhanoglu ka qenë një lojtar kryesor për zikaltërit në sezonet e fundit, por gjendja e tij fizike jo e mirë dhe rënia e formës sezonin e fundit kanë bërë që drejtuesit e Inter të mendojnë shitjen e tij.

Për mesfushorin turk ka interes deri tani nga Galatasaray dhe disa klube arabe, por ende nuk ka pasur oferta konkrete. Trajneri i ri i zikaltërve, Christian Chivu, po ashtu ka dhënë “ok” e tij për largimin e Calhanoglu dhe nuk e sheh problem madhor ikjen e tij.

Një nga emrat që mund të marrë më shumë minuta dhe rol më të madh me largimin e mundshëm të Calhanogolu mund të jetë Davide Frattesi, i cili do vazhdojë të qëndrojë te zikaltrit pas largimit të Simone Inzaghi-t. m.p.

Të fundit

Bardhi e përmendi në Kuvend/ Zegjine Çaushi i njofton shkarkimin nga Berisha

Deputjeta socialisite Zegjine Çaushi, e cila pritet ti bashkohet Parlamentit në shtator, duket se i është bërë  ‘makth’ Gazment...

Sezoni turistik/ Bashkia e Himarës pezullon ndërtimet në zonën turistike për 3 muaj

Bashkia e Himarës ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për...

Aplikimet për azil nga shqiptarët kanë pësuar rënie apo rritje?

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, ndonëse...

Fëmijët e Princ Williamit publikojnë mesazhin e ngrohtë për të atin në Ditën e Babait

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait, fëmijët e Princit të Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë publikuar një homazh të...

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan, askush nuk i mbikëqyr

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush...

Lajme të tjera

Web TV