Last Updated on 29/04/2026 by EL
FIFA ka projektuar ndryshime të rëndësishme, që nga Botërori 2026. Konkretisht janë dy rregulla të aprovuara tashmë në IFAB. Bëhet fjalë për kartonët e kuq, që do të jepen për dy raste të veçanta.
Lojtari që mbulon gojën në situatë konfrontimi me kundërshtarët, mund të ndëshkohet me karton të kuq. Po ashtu, lojtarët që largohen nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj një vendimi të gjyqtarit, mund të marrin karton të kuq. Ky rregull do zbatohet dhe për zyrtarët, që nxisin lojtarët për të braktisur ndeshjen.
Kështu, në parim një ekip do të humbiste ndeshjen për shkak të kartonëve të kuq nëse shkaktonte ndërprerjen e ndeshjes. Raste të tilla ka pasur edhe në Shqipëri gjatë këtij sezoni. Tirana, jo vetëm njëherë, Vora dhe Egnatia kanë zgjedhur të tërheqin ekipet gjatë kampionatit.
Edicioni i ri ndërkohë pritet që ta eliminojë këtë sjellje. Kështu synon që gara të mos ndikohet nga braktisjet e ndeshjeve./et
