Last Updated on 14/06/2025 by adminfjala
Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm të Izraelit ndaj objektivave iraniane. Shamkhani, i cili u shtrua në spital menjëherë pas sulmit, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.
Raportohet gjithashtu se gjatë këtyre sulmeve kanë humbur jetën edhe gjashtë ushtarakë të lartë iranianë dhe nëntë shkencëtarë që punonin pranë objekteve të pasurimit të uraniumit në centralet bërthamore të vendit.
Nga ana tjetër, mediat izraelite bëjnë me dije se tre diplomatë të huaj u plagosën lehtë kur një raketë iraniane goditi një kullë në Tel Aviv. Sipas Ynet, kulla në fjalë strehonte shumë diplomatë, kryesisht nga vendet perëndimore, dhe pesë apartamente u shkatërruan nga sulmi./e.t