Helmimi nga ushqimi/ Temperaturat e larta rrisin rrezikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur nevoje për trajtim ne spital.

Mjeket thonë se rritja e temperaturave  krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara. Bluzat e bardhe apelojnë për ruajtjen e ushqimeve në temperatura nën 5 gradë Celsius.

Me rritjen e temperaturave në qendrat shëndetësore në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës. Shpesh shkak  sipas mjekëve është bërë ushqimi që kanë konsumuar. Disa prej tyre  kanë pasur nevojë dhe për trajtim në spital.

“Gastrointeritet shoqërohen me temperaturë të lartë ose subfebrile shkaku mund të jetë bakterial.  Shenjat e gastrointeriteve janë bark, të vjella, të shoqëruara me temperaturë. Kur nuk shoqërohen me temperaturë quhen të thjeshta dhe mjekimi është më tepër simptomatik.  Ka pasur  raste kur dehidrimi ka qenë i  thellë dhe pacientët dërgohen tek infektivi për të bërë rehidrim venoz”, tha mjekja.

Me të nxehtin shtohet dhe rreziku i helmimit nga ushqimi.

Mjekët shpjegojnë se rritja e temperaturave  krijon kushte për  zhvillimin e mikroorganizmave si  salmonella, echerica coli, shigella që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara.

“Temperaturat e larta favorizojnë  shpërthimet e gastrointeriteve për shkak të mikrobeve që qarkullojnë  përmes ushqimeve.”

Si shkak kryesor për fillimin e një gastrointeriti janë produktet e mishit, mishi pulës, gjithmonë lidhur me salmonelozën që kemi hasur këto kohë, prandaj apelohet me forcë përpunimi i ushqimeve.

Ushqimi bëhet i pasigurt nëse lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë.  Për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave specialistët këshillojnë ruajtjen e tij  në temperaturë nën 5 gradë Celsius dhe  përgatitjen mbi 70 gradë Celsius.

Lexo edhe :  Mjekët shpëtojnë jetën e nënës me diagnozë të rrallë/ Rast suksesi dhe me emocion

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 1 në 10 njerëz sëmuren pasi konsumojnë ushqim të kontaminuar. Ndërkohë që 110 miliardë dollarë humbasin çdo vit në produktivitet dhe  shpenzime mjekësore si pasojë e ushqimit të pasigurt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme./e.t

Të fundit

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Lajme të tjera

Web TV