Last Updated on 29/04/2026 by EL
Monitorimi për marsin i Autoritetit të Mediave Audiovizive konfirmon se Partia Demokratike e Shqipërisë është ulur këmbëkryq në ekranet e shqiptarëve. Për muajin mars, PD zë 60.12% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta me thuajse gjysmën e kohës në 37.21%.
Partitë e tjera të vogla kanë një prezencë thuajse simbolike në ekranet kombëtare. Partia Republikane zë 1.66%, ndjekur nga Lëvizja Shqipëria Bëhet me 0.68%, Partia e Lirisë me 0.15% dhe Partia “Mundësia” me 0.11% Shifra këto që tregojnë se hapësira mediatike shqiptare dominohet nga dy forcat kryesore politike PD dhe PS, ndonëse dukshëm me një avantazh të theksuar për demokratët.
Edhe në nivel personal, Berisha renditet si aktori politik më i pranishme në ekranet shqiptare duke zënë 30.16% të kohës televizive.
Megjithatë, pavarësisht kësaj pranie dominuese në ekranet shqiptare, Sali Berisha nuk po arrin të përkthejë ekspozimin mediatik në mbështetje reale në terren. Të tetë protestat e tij kundër Edi Ramës janë karakterizuar nga pjesëmarrje e ulët.
Shpresat e demokratit tani duket se janë zhvendosur te protesta e paralajmëruar për 8 majin, të cilën Berisha e cilëson si “betejë vendimtare”, njëjtë siç ka bërë edhe 8 herët e tjera. /et

