Deklarata e fortë e Netanyahut: Vrasja e Khameneit do ta mbyllte luftën me Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli u zgjua sërish nën zhurmën e sirenave të alarmit mëngjesin e së martës, teksa Irani lëshoi një valë të re raketash në kundërpërgjigje të sulmeve izraelite. Shpërthime të forta u dëgjuan në Jerusalem dhe Tel Aviv, ku u aktivizuan sistemet e mbrojtjes ajrore. Autoritetet iraniane thonë se gjatë natës kanë shkatërruar objektiva strategjikë duke përdorur dronë.

Shpërthime dhe bombardime nga ajri u dëgjuan edhe në Teheran, ndërsa Izraeli vijon pa u ndalur operacionin “Rising Lion”. Pasditen e së hënës në shënjestër u vu televizioni shtetëror i Iranit, i cili u godit nga një sulm i fuqishëm, i dëshmuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Sipas raportimeve, 3 punonjës mbetën të vrarë. Izraeli pretendon se kishte goditur me sukses të tjerë objektiva ushtarakë dhe se kishte vrarë Ali Shadmanin, kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në një fjalim televiziv, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Izraeli kishte dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme programet balistike dhe bërthamore të Iranit, por shtoi se forcat e tij kishin nevojë për më shumë kohë.

“Nuk habitem që ata duan t’i rikthehen negociatave, pasi ne po i godasim rëndë në terren. Sigurisht që duan të ndalen – të ndalen dhe të vazhdojnë të ndërtojnë makineri vdekjeje, si armët bërthamore që kërcënojnë ekzistencën tonë, ashtu edhe raketat balistike. Jemi të detyruar të eliminojmë këto dy kërcënime. Nëse ka ndonjë mënyrë tjetër, na e thoni. Por ne ua dhamë një mundësi – 60 ditë.”

Në fjalimin e tij, Netanjahu nuk përjashtoi mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei, duke besuar se diçka e tillë nuk do të përshkallëzonte konfliktin, por do t’i jepte fund atij.

Nga Teherani vijnë raportime për largime masive nga kryeqyteti, me radhë të gjata automjetesh nëpër rrugë dhe pika karburantesh. Qytetarët pyesin se si mund të largohen, teksa evakuimi i 10 milionë njerëzve është i vështirë.

Lexo edhe :  Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i ka kërkuar Katarit, Omanit dhe Arabisë Saudite të ndikojnë te Trump për të bindur Izraelin të ndalë luftën, duke shprehur gatishmëri për negociata./kb

Të fundit

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Lajme të tjera

Web TV