Last Updated on 17/06/2025 by adminfjala
Bota që nga mesi i shekullit XX jetoi nën hijen e armëve bërthamore. Gjatë Luftës së Ftohtë, që u karakterizua nga gara e armatimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, rreziku i aksidenteve që përfshinin armë bërthamore ishte i lartë.
Një nga incidentet që gati u shndërrua në tragjedi bërthamore ndodhi më 22 nëntor 1975, pranë brigjeve të Siçilisë, Itali, kur aeroplanmbajtësja USS John F. Kennedy dhe kryqëzori USS Belknap u përplasën.
Përplasja
Natën e 22 nëntorit 1975, rreth 130 km nga bregu lindor i Siçilisë, Kennedy dhe Belknap, që po merrnin pjesë në stërvitje detare, u përplasën aksidentalisht.
Një manovër e gabuar nga anija shoqëruese çoi që kryqëzori Belknap të futej në kursin e aeroplanmbajtëses.
Forca e përplasjes ishte e madhe, zjarri shpërtheu shpejt dhe u përhap nga kuverta e Belknap, duke arritur edhe depozitën e municioneve.
Pasojat
Flakët që përfshinë Belknap vranë 8 marinarë dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
Komandanti i Kennedy deklaroi “aksident të mundshëm bërthamor”, pasi Belknap mbante koka bërthamore, që përdoreshin si armë taktike.
Një alarm i tillë alarmoi autoritetet që organizuan urgjentisht operacionet e shpëtimit, ftohën zonën rreth anijes dhe morën masa që koka bërthamore të mos shpërthente.
Ndërhyrja dhe rezultatet
Forcat detare që mbërritën shpejt, falë ndërhyrjes që ndërpreu përhapjen e zjarrit, arritën të parandalonin tragjedinë.
Sipas autoriteteve, nuk u zbulua asnjë ndotje radioaktive nga incidenti.
Një hetim i mëvonshëm arriti në përfundimin që koka bërthamore që mbante Belknap ishte dëmtuar, por nuk ishte aktivizuar, që do të ishte shndërruar në një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme, si për detarët, ashtu edhe për mjedisin detar.
Aksidente të Tjera Bërthamore (Broken Arrow)
Aksidenti i 1975-ës që përfshiu Kennedy dhe Belknap i përket grupit të incidenteve që Shtetet e Bashkuara i quajnë Broken Arrow – “Shigjeta të Thyera”.
Termi përdoret nga Pentagoni për të përshkruar:
-Rrëzime avionësh që transportojnë armë bërthamore
-Nëndetëse që fundosen me koka bërthamore
-Përplasje mes anijeve që mbajnë armë atomike
Përgatiti: L.Veizi