PS feston të enjten 34-vjetorin, ceremoni edhe për Akademinë Politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste organizon pasditen e së enjtes takimin festiv të 34-vjetorit të krijimit.

Kreu i PS-së dhe Kryeministri Edi Rama do të përshëndesë të ftuarit – themelues, kontributorë, figura të njohura të partisë, deputetë të vjetër e të rinj, që e ndërtuan dhe konsoliduan partinë në vite, shpesh edhe me kritika, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë etj. do t’i bashkohen atmosferës së festës në selinë e partisë.

Pasditja e së enjtes përkon edhe me ceremoninë e nisjes së sesionit special të Akademisë Politike, që do të mbahet në orën 17:00

Më 11 maj 2025, nga lista e plotë prej 186 deputetësh propozuar nga Partia Socialiste, arritën ta përfitonin mandatin e përfaqësimit 83 deputetë. 54 prej tyre, nga të cilët 21 gra dhe 33 burra, e fituan mandatin për herë të parë, ndërsa 39 prej tyre do të jenë pjesë e edicionit të posaçëm të Akademisë Politike.

Roli kushtetues i deputetit, marrëdhënia me elektoratin, etika e përfaqësimit janë temat që pritet të trajtohen nga personalitete politike të PS-së, përfshire dhe Kryeministri Rama. Pesë modulet e trajnimit do të mbahen në selinë e PS-së nga 20 qershori deri në 20 korrik. Deputet e rinj nuk do të ushtrojnë vetëm rolin si ligjvënës, por do të kërkohet kontributi aktiv në realizimin e objektivave të Shqipërisë 2030./kb

 

Të fundit

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Lajme të tjera

Web TV