“Hidhen shashka më kot”/ Gjinushi: Nuk ka asnjë abuzim financiar në Akademinë e Shkencave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i ftuar në studion e News 24, ka hedhur poshtë akuzat për abuzime financiare në këtë institucion, duke i cilësuar ato si “shashka të hedhura më kot”.

Gjinushi tha se në Akademinë e Shkencave nuk është keqpërdorur asnjë qindarkë dhe theksoi se të gjitha akuzat janë të pabazuara dhe jo konkrete. Ai foli për reformat e ndërmarra, bashkëpunimin me institucione të tjera shkencore, përfshirë Akademinë e Kosovës, dhe përmendi progresin në përfundimin e fjalorit shkencor. Sipas tij, ligji për Akademinë është përmirësuar, duke shtuar të drejtat dhe jo duke i kufizuar ato.

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave: Akademia e Shkencave kërkon përmirësim të ligjit. Ne po zgjerojmë të drejtat, nuk po tkurrim të drejtat. Asnjëherë nuk ka qenë e ndaluar të rikandidosh në Akademi. Ligji nuk të zgjedh, të jep mundësinë të kandidosh ose të rikandidosh. Ligjin e ri e bëmë ne. Ligjin ia lëmë ta bënte parlamenti. Kuvendi ka vendosur më 2019 që të ketë tre mandate. Akademia e Shkencave nuk është organ kushtetues e ndaj Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë dot vendim për Akademinë. Asnjëherë s’ka qenë e ndaluar të rikandidosh për kryetar të Akademisë së Shkencave.

Mira Murati është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave. Bashkëpunojmë shpesh me Akademinë e Shkencave të Kosovës. Fjalori ka marrë formë, po i bëhet një redaktim shkencor dhe do jepet një mendim për të në publik. Është në procesin e mbylljes. Po ndërmarrim reforma për t’i shërbyer sistemit akademik. Nuk është abuzuar me paratë publike në ASH askund. Hidhen shashka më kot, se bëhen akuza në ajër dhe jo konkrete./e.t

Të fundit

Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme për botën

Bab as-Salam, “Porta e Paqes”, siç quhet ndryshe “Ngushtica e Hormuzit” në arabisht, për shekuj me radhë është bërë...

Sulmet amerikane në Iran, Khamenei: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka reaguar pas sulmeve amerikane. Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte...

Sulmi amerikan në Iran “trondit” tregjet botërore, aksionet globale në rënie

Çmimi i naftës u rrit dhe tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran. Investitorët reaguan ndaj...

23 qershor 1985/ Air India nën sulmet terroriste, vdesin 329 persona

Tragjedia më e rëndë ajrore e Kanadasë dhe një nga aktet më të rënda terroriste ndërkombëtare para 11 Shtatorit Më 23 qershor 1985, bota u...

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi...

Lajme të tjera

Web TV