Mbi 140 të vrarë në Gaza, drama e palestinezëve eklipsohet nga lufta në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa vijon pa u ndalur operacioni “Rising Lion” kundër Iranit, Izraeli nuk humb vigjilencën as ndaj armikut tjetër, Hamasit, duke mos i dhënë frymëmarrje popullsisë në Gaza. Të shtënat e artilerisë dhe sulmet ajrore kanë vrarë të paktën 140 vetë rreth enklavës së copëtuar në 24 orët e fundit.

Siç bëri me dije Ministria e Shëndetësisë në Gaza, mes viktimave përfshihen edhe palestinezë të vrarë në bazë ditore, teksa presin të sigurojnë ushqim në pikat e shpërndarjes së ndihmave. Shumë qytetarë në territor druhen se drama e tyre do të harrohet tani, teksa vëmendja është zhvendosur në luftën ajrore mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas njoftimeve, viktimat janë shënuar si pasojë e zjarrit të artilerisë dhe sulmeve ajrore pranë qendrave të ndihmave, në kampe refugjatësh, lagje të Gazës veriore dhe qëndrore, si dhe në Khan Yunis. Forcat e Mbrojtjes Izraelite thanë se po verifikonin raportimet për viktima mes qytetarëve në radhë për ndihma.

Sa i përket sulmeve të tjera, u tha se IDF po operonte për të shkatërruar kapacitetet ushtarake të Hamasit, duke marrë masa për të minimizuar dëmet civile.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 397 palestinezë janë mes atyre që janë vrarë teksa përpiqeshin të siguronin ushqim, ndërsa më shumë se 3 mijë janë plagosur që kur ka nisur rishpërndarja e ndihmave në fund të majit.

Izraeli e ka kanalizuar shumicën e ndihmave tek Fondacioni Humanitar i Gazës, një grup i ri i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, që shpërndan ndihmat vetëm në tri zona të kontrolluara nga ushtria izraelite./M.P

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV