Strasburg, Balla flet me vetëbesim: Zgjedhjet qenë të shkëlqyera, Europa i bekoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla përçoi mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Balla e nisi fjalën duke thënë se arritjet e qeverisë shqiptare tregojnë se vendi është i vendosur për një anëtarësim të plotë në BE brenda dekadës. Ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin u ndal edhe tek 11 maji, kur tha se sipas opinionit të vëzhguesve ndërkombëtar zgjedhjet ishin konkurruese dhe të menaxhuara me profesionalizëm. Balla tha se shqiptarët brenda vendit, por edhe ata në diasporë janë të vendosur për të mbështetur integrimin.

“Arritjet tona tregojnë se Shqipëria është e vendosur për anëtarësim të plotë në BE brenda dekadës. Sipas vëzhguesve, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht. Shqiptarët në vend dhe në diasporë e mbështesin integrimin. -tha Balla.

Ajo që ra në sy në nisje të fjalës së ministrit ishte citimi i Jean Monnet themeluesi i BE-së i cili është i njohur për shprehjen, “Ne nuk po krijojmë koalicione shtetesh, ne po bashkojmë njerëz.”

Në emër të Qeverisë, Balla shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme politike të Parlamentit Evropian dhe për përkushtimin që ky i fundit ka treguar ndaj vendit tone.

“Ne e përshëndesim mocionin tuaj të fundit për një rezolutë, i cili me të drejtë njeh përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE.” -tha Balla.

Duke përmendur progresin konkret që është bërë që nga tetori i vitit 2024, ministri tha se janë hapur tashmë 24 nga 33 kapituj të negociatave.

“Ne i shohim reformat jo thjesht si një listë kontrolli të kushteve teknike, por si një detyrim moral dhe politik duke i sjellë dobi qytetarëve tanë mbi të gjitha,” theksoi Balla.

Lexo edhe :  Zjarre kudo, përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik në Ibë

Qytetarët shqiptarë sipas tij e kanë konfirmuar mbështetjen dërrmuese për rrugën evropiane:

“Mbi 90% e shqiptarëve, si në vend ashtu edhe në diasporë, mbështesin anëtarësimin në BE. Për shqiptarët, ‘dielli lind nga Perëndimi’ dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e konfirmuan këtë orientim pro-evropian.”

Zgjedhjet e fundit ishin historike jo vetëm për shkak të rezultatit, por sepse për herë të parë, qytetarët jashtë vendit patën mundësi të votojnë. Duke cituar raportin e 12 majit nga OSBE/ODIHR dhe institucionet ndërkombëtare vëzhguese, ai tha:

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht… kandidatët patën në përgjithësi liri në fushatë.”

Ky takim dy ditor do të ketë në qendër të vëmendjes së diskutimeve integrimin e Shqipërisë në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Të Drejtat e njeriut, Shteti ligjor, Ekonomia, Media dhe Pakicat janë 5 pikat që do të diskutohen mes palëve, si pjesë e procësit të integrimit që ka nisur vendi ynë.

Detyra e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri janë shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe në veçanti, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Komiteti mblidhet dy herë në vit, një herë në Tiranë dhe një herë në Bruksel ose Strasburg.

Anëtarët e Komitetit (pala shqiptare dhe ajo e BE-së) diskutojnë tematika që kanë të bëjnë me Shtetin Ligjor, Korrupsionin, Përshtatjen e Politikës së Jashtme me atë të BE, si dhe miratojnë rakomandimet. Rekomandimet do të konsiderohen të miratuara nëse marrin mbështetjen e shumicës së anëtarëve të delegacionit të Parlamentit Evropian dhe të delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë, të pranishmëm në takim. m.p.

Të fundit

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Lajme të tjera

Web TV