Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në katër vite nga futbolli profesionist.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, pas analizës së mostrës B që konfirmoi praninë e substancës së ndaluar meldonium, FA ka vendosur të ngrejë akuza formale ndaj sulmuesit ukrainas 24-vjeçar. Mudryk ishte pezulluar në mënyrë të përkohshme që nga dhjetori i kaluar, pasi doli pozitiv në një test të kryer në gusht 2024.

Një zëdhënës i FA deklaroi: “Mund të konfirmojmë që Mykhailo Mudryk është akuzuar për shkelje të Rregulloreve Antidoping, në përputhje me nenet 3 dhe 4 të Rregullores së FA për Antidoping. Duke qenë se rasti është ende nën hetim, nuk mund të komentojmë më tej për momentin.”

Vetë Mudryk ka mohuar çdo shkelje të qëllimshme, duke u shprehur në rrjetet sociale në dhjetor: “Ky rezultat më ka befasuar plotësisht, sepse nuk kam përdorur kurrë me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar. Po bashkëpunoj me ekipin tim për të kuptuar se si kjo mund të ketë ndodhur. E di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe mbetem me shpresë se do të kthehem së shpejti në fushë.”

Mudryk po përfaqësohet nga Morgan Sports Law, e njëjta firmë që përfaqësoi Paul Pogba gjatë çështjes së tij të dopingut – një rast ku dënimi u ul nga katër në vetëm 18 muaj pas një apelimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Ndërkohë, situata e Mudryk te Chelsea mbetet e pasigurt. Ai nuk ka më një numër fanelle, pasi numri 10 i është dhënë Cole Palmer, ndërsa gjatë sezonit 2024-25 luajti vetëm shtatë ndeshje në Premier League. Megjithatë, në Conference League realizoi 3 gola në 6 paraqitje.

Lexo edhe :  Inter interesohet për portierin Donnarumma

Mudryk ndodhej në Poloni gjatë finales së Conference League ndaj Real Betis, por sipas SunSport, nuk iu bashkua festimeve dhe nuk mori medalje. m.p.

Të fundit

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump...

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të...

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke e akuzuar për korrupsion të...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Lajme të tjera

Web TV