Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me gazetarët jashtë Spitalit Soroka në Beersheba, i cili u godit më parë nga një raketë iraniane.

Duke folur për rolin e SHBA-së në rajon, Netanyahu theksoi besimin e tij tek presidenti i SHBA-së Donald Trump:

“Presidenti Trump do të bëjë atë që është më e mira për Amerikën. Unë i besoj gjykimit të tij – ai është një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i jashtëzakonshëm botëror, një mik i jashtëzakonshëm i Izraelit dhe popullit hebre”, tha Netanyahu.

“Dhe ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë – dhe po e bëjmë. Ne jemi të përkushtuar për të shkatërruar kërcënimin e shfarosjes bërthamore që varet mbi Izraelin”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Izrael, shkruan the Guardian.

“Duhet të them se partneriteti me SHBA-në, partneriteti me presidentin Trump, me të cilin flas pothuajse çdo ditë – është i pabesueshëm. Mendoj se vendosmëria e tij dhe qartësia e tij kur thotë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore – është e padiskutueshme”.

“Për ta arritur këtë, Irani nuk duhet të pasurojë uranium. Është kaq e thjeshtë”, vazhdoi Netanyahu.

“Ai u dha atyre një shans për të negociuar, dhe ata vazhduan ta pengonin. Dhe ju nuk duhet ta pengoni Donald Trump – ai e di lojën.”

“Mendoj se të dy jemi të përkushtuar që Irani të mos ketë armë bërthamore. Dhe nuk do të ketë.”

I pyetur nëse SHBAdo t’i bashkohej sulmeve, Netanyahu tha se ishte vetëm vendim i presidentit Trump, por shtoi se SHBA tashmë po ndihmonte shumë, veçanërisht në mbrojtjen e hapësirës ajrore izraelite.

Ai u ankua se djali i tij duhej ta anulonte dasmën e tij dy herë për shkak të alarmeve.

Lexo edhe :  Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

“Djali im Avner duhej ta anulonte dasmën e tij për herë të dytë për shkak të kërcënimeve me raketa.”/MP

Të fundit

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Lajme të tjera

Web TV