Last Updated on 22/06/2025 by adminfjala
Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar si “nxitësi kryesor i agresionit izraelit kundër Iranit”.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Pezeshkian deklaroi se “SHBA-të u përpoqën fillimisht të fshihnin përfshirjen e tyre, por në fund u detyruan të ndërhyjnë drejtpërdrejt”. Ai shtoi se sulmet e sotme iraniane ndaj Izraelit janë një “përgjigje ndaj këtyre agresioneve amerikane”, duke theksuar se “Izraeli as ka kapacitetin, as guximin për të vepruar i vetëm kundër Iranit”. m.p.