Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për aferën “Partizani”.

Seanca e parë zhvillohet në orën 10:00, ndërsa pak më herët, në 09:30, do të shqyrtohet kërkesa e Malltezit për lirimin nga arresti në shtëpi.

Të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, Berisha, Malltezi dhe tre persona të tjerë do të gjykohen nga trupa me kryesuese Elsa Ullirin dhe anëtarë Bib Ndrecën e Rudina Palloin. Asnjë prej tyre nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka pritet ta zgjasë procesin.

Sipas SPAK, Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin përmes vendimeve qeveritare në kohën kur ishte kryeministër. Malltezi akuzohet për përfitime të paligjshme në vlerën e 5.4 milionë eurove. Në këtë çështje përfshihen edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, si dhe tre kompani ndërtimi.

Berisha ndodhet në “detyrim paraqitje”, ndërsa Malltezi vijon të jetë në arrest shtëpie. Procesi vjen pas një bllokimi 7-mujor dhe u çua për gjykim pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Kujtojmë se për herë të parë që nga krijimi i GJKKO-së në 19 Dhjetor të 2019, në bankën e të akuzuarve do të ulet një ish-Kryeministër./kb

 

Të fundit

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. A2 CNN raporton se të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e...

Lapaj zbulon ofertat: Rama ka dy muaj që tenton…

Të mërkurën Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se do të shpërndajë mandatet parlamentare për Qarkun e Tiranës, por dy udhëheqësit e Koalicionit Nisma...

Renditja e UEFA-s: Real Madrid numri 1, pas tij një klub surprizë

Edhe pse Bayern po kalon ditë të vështirë, sidomos në merkato, mbetet ende klub prestigjioz dhe me peshë në arenën ndërkombëtare. Bavarezët aktualisht renditen si...

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Porti i Durrësit vijon të mbetet një ndër pikat kryesore kufitare që po përballon vit pas viti fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh,...

Meta po mbahet në burg për analizat financiare të ish vjehrrës!

Avokati i Ilir Metës përmes një konference për mediet ka paraqitur versionin e tij kundër akuzave të SPAK. Kujtim Cakrani shprehet se nga hetimet nuk ka një...

Lajme të tjera

Web TV