Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Procesi penal që ka nisur sot ndaj dy herë presidentit të Republikës dhe dy herë kryeministrit të Shqipërisë, nuk është një gjyq i thjeshtë penal.

Është realisht gongu i një epoke, që ka shansin të jetë edhe shansi i një epoke tjetër e Shqipërisë. Për herë të parë në historinë politike të vendit, kemi një proces penal, ku i pandehuri, edhe pse është i paragjykuar, edhe pse është i akuzuar nga një pjesë politike apo e opinionit, nuk është i linçuar.

Madje një pjesë e opinionit që e përkrahin atë mendojnë se kemi të bëjmë me një akt politik kundër opozitës. Jemi pra në modus operandi të një shteti normal të perëndimit, ku palët kanë opininet e tyre, e të gjithë presin që “shapin nga sheqeri” ta ndajë drejtësia.

Një drejtësi e re, e brishtë, e sulmuar nga njëra palë dhe jo e pëlqyer nga pala tjetër, duke qenë kështu para një prove të madhe, që në fakt është e para në institucionin e Gjykatës.

Deri tani kemi parë SPAK, prokurorinë pra, e cila ka bërë një punë të fortë ndjekëse, hetuese, madje edhe ndëshkuese araprakisht ndaj personazheve më të rëndësishëm të këtij vendi. Në rastin e dosjes “Partizani”, puna e arë e prokurorisë ka mbaruar. E ka çuar dosjen në gjykatë, e prokurorët janë gati së bashku me mbrojtësit dhe të pandehurit të ndeshen në betejën më epike të 34 viteve të fundit.

Jemi në procesin e parë që padyshim do të bëjë historinë. Pasi është i pari proces ndaj një “peshku të madh”.

Por kujdes! Ky nuk është fundi i botës. Është vetëm fillimi i një epoke të re, i një bing-bangu që do të shkrijë akullnajat e do të kthejë civilizimin normal edhe në Republikën e Shqipërisë.

Procedimi penal, apo dalja para një gjykate i një ushëheqësi nuk është tragjedia personale e politikanit që i ndodh, apo qoftë larg e shtetit. Por jemi në një dialektikë normale, për të treguar me vepra dhe jo me fjalë se ligji është i barabartë për të gjithë.

Lexo edhe :  Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Thuajse të gjithë burrat e shtetit të Perëndimit, sidomos ato europianë kanë kaluar para purgatorit të drejtësisë sapo kanë lënë postet e larta. Emrat janë shumë, e kemi të bëjmë me kokat që bënë Europën; nga De Gaulle, Shirak, Sarkozy, Holande, Andreoti, Craxi, Berlusconi, Helmut Kohl, Karamanlis, Papandreu, Xohaxopulos, Rexhep Tajip Erdogan, etj etj.

Lista është shumë e gjatë. Disa që këtë “gjimnastikë” e kanë bërë në fillim si Erdogani, e ka përdorur si një fuqi politike që i ka siguruar një pushtet të gjatë, kurse në vendet e tjera me demokraci më të madhe kjo ka ndodhur në fund.

Provat e mëdha të këtij procesi, në radhë të parë është standardi i tij, pa shkuar te vendimi. Transparenca dhe mos bllokimi i palëve dhe dëshmitarëve. Kjon ga ana e trupit gjykues, e gjegjësisht Kreut të GJKKO-së, që sot konsiderohet si palë e lidhur me njërën palë, pra me PD.

Prova tjetër është tek Berisha dhe grupi i tij mbrojtës, nëse ata do të bëjnë një çmontim të akuzës në themel, apo d të merren me kleçka proceduriale siç ndodhi ditën e parë, ku dhëndri që jeton një shtëpi me vjehrrin tha nuk pata mundësi t’i çoj njoftimin për të ardhur në gjyq. Këto “kleçka” nuk janë gjë tjetër vetëm se shuplakë për drejtësinë e re që është në provë.

Njerëzit, publiku pra nuk se është ka shumë iluzione për një vendim perfekt, plus që është herët për të ardhur te vendimi. Mjafton që të sigurohet një proces normal dhe transparent. Në fund, nëse trupa ja fut kot, njerëzit e kuptojnë më mirë, plus ka edhe shkallë sat ë duash. E rëndësishme është se ky proces e theu akullin…/E.T

Të fundit

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

Lajme të tjera

Web TV